PRIZRENASIT FITOJNË PËRSËRI

Edhe një fitore, edhe një ngritje për New Basketin
20 January, 2023 @22:13
Pas ngritjes në pozitë të katërt, së paku sot New Basket do të qëndrojë në pozitë të tretë të renditjes tabelare pas fitores së shënuar ndaj MH Prishtinës në përballjen e luajtur sonte, ku gati u shënuan 200 pikë.
New Basket fitoi ndeshjen ndaj MH Prishtinës 101-92 [26-22, 24-23, 25-23, 26-24] në një duel tejet të ngushtë, ku luftohej për secilin top. Më efikasi në fitoren e prizrenasve ka qenë Drini Rexha me 20 pikë e 11 kërcime, ndërsa 17 të tjera i shënoi Hajriz Hazeri. Këtij të fundit i mungoi 1 kërcim dhe 1 asistim për të kryer ndeshjen me triple-double!
Anes Gashi i MH Prishtinës, përkundër se shënoi 26 pikë, 9 kërcime e 7 asistime, nuk mjaftoi për më shumë.
Pas këtij dueli, New Basket ka bilanc 15-6 ndërsa MH Prishtina 6-15.