Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDOJNË SUPER-PËRFORCIMET TE TREPÇA

Edhe një kampion te Trepça - Mikaile Tmusic

Foto: KBTrepca/fb

Edhe një kampion te Trepça - Mikaile Tmusic


25 June, 2022 @17:54

Pas marrjes së Erjon Kastratit në skuadër, Trepça ka bërë edhe një goditje në afatin kalimtar veror të lojtarëve, duke siguruar edhe shërbimet e basketbollistit tjetër yll të Yllit, Mikaile Tmusic.

Reprezentuesi i Kosovës, Tmusic, tash e tutje do të djersitet për ekipin mitrovicas, ndërsa pas aventurave në Bashkimi, Prishtinë e Ylli - tashmë ai do të përjetojë edhe stinorin te Trepça.

Ai është treguar mjaft emocional në njoftimin për largim nga ekipi suharekas, derisa ka thënë se e ka ndier veten si në shtëpi, duke falenderuar secilin.

”Është shumë e vështirë për mua për të gjetur fjalët e duhura për të falenderuar menaxhmentin e ekipit, bashkëlojtarët dhe trajnerët për stinorin më të mirë që e kam pasur në karrierë. Falenderoj Xhebrailat për përkarhjen plot dashuri përgjatë gjithë stinorit, pasi që pa ata asgjë nuk do të kishte kaq shumë sens, derisa në Suharekë u ndjeva si në shtëpi. Ju falenderoj edhe njëherë,” - ka shkruar ai në llogaritë e tij të rrjeteve sociale.

Në stinorin e fundit, ku me Yllin u bë kampion pikërisht duke mmposhtur mitrovicasit në serinë finale të PlayOffit 3-1, Tmusic ka pasur mesatare prej 14.9 pikëve për ndeshje.

Ai gjithashtu ka pasur 5 kërcime për ndeshje si mesatare, ndërsa ka bërë edhe 3 asistime për ndeshje mesatarisht.

Tmusic i lindur në Pejë, në janar të vitit të ardhshëm mbush të 30-tat, ndërsa është 189-centimetra i gjatë dhe njihet si lojtar që luan mbrojtje të fortë dhe di edhe të shënojë nga largësia lehtë.

E tash, Trepça ka bërë një pesëshe mjaft të fortë plotësisht vendore, duke llogaritu që ka pasur në ekip Drilon Hajrizin, Amin Hotin, Samir Zekiqin, ndërsa shtoi Erjon Kastratin dhe Mikaile Tmusicin aty.

Tmusic

Gëzimi i madh i paralajmëruar, i mezipritur te publiku mitrovicas erdhi pasditen e djeshme, me njoftimin e shkurtër të gjelbërezinjëve.

“Snajperisti me numrin shtatë, zbarkon në “Minatori. Super Mikaile Tmusic i bashkohet klubit tonë,” shkroi shkurt Trepça.

Po përfolen transfere “të mëdha” edhe në skuadrat tjera aktualisht - por veprat, aktualisht po i bën vetëm Trepça, që fitoi në stinorin e kaluar Kupën e Kosovës më trajnerin bullgar Ljubomir Minchev, ndërsa luajti finalen e Superkupës dhe u bë nënkampion i Superligës.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga