SIGAL PRISHTINA

Edhe një përforcim te Prishtina
22 September, 2015 @17:37
Alhaji Mohammed është basketbollist i ri i Sigal Prishtinës. Kampionia e Kosovës dhe e ligës ballkanike ka realizuar përforcimin e radhës para stinorit të ri, duke marrë playmakerin e Nancyt në Francë, ganezin 33 vjeçar.
Në 5 ndeshjet e zhvilluara për Nancyn, Mohammed ka pasur mesatare prej 16.8 minutave për lojë, derisa ka shënuar 8.8 pikë për ndeshje, 1.8 asistime dhe 2.8 kërcime.
Ai gjatë pjesës më të madhe të stinorit të kaluar ka luajtur për ekipin rumun Asesoft Ploesti. Aty ka pasur mesatare prej 30 minutave për ndeshje, ndërsa ka shënuar 13.5 pikë për ndeshje, 3.5 asistime dhe 3.8 kërcime për ndeshje.