VAZHDON KONTRATËN
Memeti vazhdon me Trepçën
22 September, 2015 @12:17
Arian Memeti ka vazhduar edhe për një stinor me ekipin e Trepçës. Basketbollisti i reprezentactionit shpresa të Kosovës, 202 centimetra i gjatë ka bërë të ditur vetë lajmin, duke shkruar në Facebook vendimin e tij.
Ky do të jetë stinori i dytë me radhë i Memetit te ekipi i Trepçës, por që këtë stinor ekipi në fjalë do të drejtohet nga Neven Plantak.
Në stinorin e parë të tij me ekipin mitrovicas, ish lojtari i Dritës, ka pasur mesatare prej 17.3 minuta lojë, me 5.4 pikë për ndeshje dhe 4.3 kërcime.