KOMPLETOHEN YJET
All-Star, kompletohet me Pejën
31 March, 2014 @22:51
Ndeshja All-Star ndërmjet përfaqësueses së Kosovës dhe Të huajve në Superligë do të ketë në mes edhe basketbollistët e Pejës.
Vendimi i pejanëve ka ardhur pak me vonesë por është konfirmuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës, që ka futur në listë edhe yjet vendore dhe ndërkombëtare të Pejës, të cilët do të jenë të pranishëm në memorialin për ish kryetarin e FBK-së, Isuf Lumi.
Kështu, te vendorët janë shtuar: Drilon Hajrizi, Samir Shaptahovic, Vigan Radoni dhe Rron Grapci, derisa te ekipi i të huajve janë shtuar: Frederick House, George Odufuwa, Teo Simovic, Mario Edwards dhe Carl Jones.
Tani All-Star me basketbollistët e ekipit kampion do të frymojë më ndryshe dhe palestra suharekase pritet të jetë përplotë me adhurues të basketbollit në këtë ndeshje revyale ku do të jenë të pranishëm yjet e këtij stinori të basketbollit kosovar.
ALL STAR 2014, 1 prill 2014, Suharekë, Ora: 18:00:
Kosova: | Edmond Azemi, Blerim Mazreku, Alban Veseli, Dardan Berisha, Urim Zenelaj dhe Muhamet Hasani nga Sigal Prishtina; Drilon Hajrizi, Samir Shaptahovic, Vigan Radoni dhe Rron Grapci nga Peja; Besnik Azemi dhe Valdrin Haxhiu nga Trepça; Arian Mehmeti nga Drita, Arian Qallaku nga Besa, Valentin Spaqi nga Bashkimi dhe Mustafë Merovci nga RTV 21. | Trajnerë: Edin Kërveshi dhe Albert Sylejmani; | |
Të Huajt: | Kendrick Jones, Aurimas Kieza, Andrejs Selakovs dhe Tay Waller nga Sigal Prishtina, Frederick House, George Odufuwa, Teo Simovic, Mario Edwards dhe Carl Jones nga Peja; Jan Orfilla dhe Alvaro Calvo nga Trepça, Darrel Lampley dhe Rickey Young nga Bashkimi; Shamar Comms nga Drita; Jenniro Bush nga RTV 21 dhe Kenneth Cooper nga RTV 21; | Trajner: Israel Martin |