Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

Edon Maxhuni shkëlqen ndaj Serbisë, Finlanda mposhtet

TOPSPORTI / G:P

Edon Maxhuni shkëlqen ndaj Serbisë, Finlanda mposhtet


30 November, 2020 @21:10

Në ndeshjen e luajtur sonte ndaj Serbisë, përfaqësuesja e Finlandës në basketboll u mposht me rezultat 75-66 nga Serbia.

Ndeshja ishte e vlefshme për fazën e katërt kualifikuese drejt Kampionatit Evropian të vitit 2022, që do të mbahet në 5 shtete të ndryshme.

Për t´u përmendur nga kjo përballje e sontme ishte paraqitja fantastike e Edon Maxhunit, i cili sonte ishte më i miri te përfaqësuesja nordike.

Maxhuni ishte në parket rreth 24 minuta, ndërsa ndeshjen e mbylli me 15 pikë, 6 asistime, 2 kërcime e 1 top të vjedhur, duke qenë kështu më i dalluari në skuadrën e tij, e cila për fat të keq humbi.

Me këtë humbje, Finlanda ndodhet në vendin e tretë të grupit të saj pas Gjeorgjisë e Serbisë, ndërsa ka pas vetes Zvicrën. Nga secili grup, tri vendet e para kualifikohen në Evropian, me ç´rast gjasat që ta shohim Maxhunin në Kampionatin e ardhshëm Evropian janë të mëdha.


 
Të gjitha lajmet nga