Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANADOLU EFES - ARMANI MILANO

Efes mposht thellë Milanon

Efes mposht thellë Milanon


14 January, 2020 @21:01

Forma e mirë e Anadollu Efesit, vazhdoi edhe kundër Milanos.

Skuadra turke e mposhti kundërshtarin me 20 pikë epërsi (88-68) dhe vazhdoi të mbetet në krye të Euroligës.

Fundori amerikan i Efesit, Shane Larkin, shkëlqeu me 23 pikë e 4 asistime, derisa ndihmë mori Chris Singleton me 16 pikë të tjera.

Te skuadra italiane më i dalluari ishte Arturas Gudaitis me 11 pikë e 7 kërcime.

Kjo ishte fitorja e katërt rresht dhe e 16-ta në total për Anadolu Efesin krahas 3 humbjeve që i ka, kurse Armani Milano ka bilanc prej 10 fitoreve e 9 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague