GRUPI E

euroleague.net
Efesi hapet në fund
29 January, 2016 @23:07
Rezultati i ndeshjes në shikim të parë mund të jetë mashtrues, por epërsia 10 pikëshe u krijua në minutat e fundit të ndeshjes.
Anadolu Efesi arriti një fitore jetike ndaj Unicaja Malaga, duke i mposhtur me rezultat 85-75.
Me 22 pikë të shënuara, Jayson Granger, ia solli fitoren Efesit.
Richard Hendrix, me 16 pikë e 8 kërcime, ishte më efikasi tek skuadra spanjolle, por nuk mjaftuan që ta mbajnë epërsinë që e kishin gjatë gjithë ndeshjes.
Anadolu Efes me 3 fitore e dy humbje gjendet në pozitën e dytë pas Fenerbahçes në Grupin E, ndërsa ndeshjen e radhës do të luajnë pikërisht kundër Fenerbahçes, me 5 shkurt.