Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANADOLU EFES - VALENCIA

Efesi me rekord 3-she, regjistron fitoren e 5 rresht

Efesi me rekord 3-she, regjistron fitoren e 5 rresht


2 March, 2021 @22:45

Anadaolu Efes e mposhti edhe Valencian me rezultat 99-83 dhe e regjistroi fitoren e pestë rresht në Euroleague.

Skuadra turke, duke shënuar 18 herë nga vija e treshit në mënyrë ekipore, e theu rekordin e klubit në Euroleague, derisa rekordi i vjetër ishte 15 tresh.

Sertac Sanli ishte koshashënuesi më i mirë te Efesi me 20 pikë, kurse u ndihmua edhe nga Rodrigue Beaubois me 19 pikë dhe Shane Larkin me 15 pikë të tjera.

Te Valencia më i dalluari ishte Bojan Dublejvic me 15 pikë e 6 kërcime.

Anadolu Efes me 16 fitore e 10 humbje gjendet në pozitën e katërt në Euroleague, derisa Valencia në pozitën e 10 me 14 fitore e 13 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague