EUROLEAGUE

FOTO/ Euroleague
Efesi pa ndonjë vështirësi mposht Realin
24 October, 2019 @23:14
Anadolu Efes fitorën e tretë e arriti duke e mposhtur Real Madridin me rezultat 76-60, derisa kjo ishte humbja e dytë radhazi për madrilenët.
Dyshja e Efesit, Dunston Bryant dhe Simon Krunoslav ishin më efektivët duke shënuar nga 17 pikë për turqët, ndërsa për spanjollët i zakonshmi Sergio Llull ishte më efikasi me 14 pikë.
Efesi ka tre fitore dhe një humbje duke u gjendur ne pozitën e tretë, kurse Reali me dy fitore e dy humbje gjenden në pozitën e 10.
Rezultatet e tjera të ndeshjeve të sotme kanë përfunduar pa ndonjë befasi dhe ato janë:
Zenit – Panathinaikos 79-89
Maccabi Tel Aviv – Valencia 76-63
Bayern Munchen – Khimki 74-87
Crvena Zvezda – Barcelona 65-73.