Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA

Ekipi vazhdon, Mala e Hajrizi në pritje

TOPSPORTI / A.P

Ekipi vazhdon, Mala e Hajrizi në pritje


3 September, 2019 @19:28

Rreth një muaj para fillimit të sezonit të ri të Superligës së Kosovës në basketboll, klubi i Trepçës ka bërë të ditur që të gjithë lojtarët vendorë si dhe trajneri Ilir Selmani, kanë vazhduar bashkëpunimin me klubin edhe për sezonin 2019/2020.

Valdrin Haxhiu, Imer Tahiri, Besnik Azemi, Agon Selmani, Burim Zekiqi, Ramadan Zekiqi dhe Donat Musa janë vendorët që e kanë vazhduar bashkëpunimin me klubin, ndërkohë që pjesë e klubit pritet të jenë edhe 4 basketbollistë nga SHBA-të.

Për më tepër, klubi mitrovicas është edhe në bisedime me Musab Malën e Drilon Hajrizin, por marrëveshje finale me ta nuk është arritur ende.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga