BASKETBOLL I FEMRAVE
Emra dhe Kastrati, te Prishtina
15 January, 2016 @9:19
Basketbollistja e Bashkimit, Ulpiana Emra dhe ajo e Kastriotit Adea Kastrati, janë përforcimet e fundit të ekipit të Prishtinës në kategorinë e femrave.
Njoftimin e ka bërë të ditur FBK, pas përfundimit të afatit kalimtar të lojtarëve vendor.
Prishtina ka përfunduar pjesën e parë të stinorit në vend të dytë të klasifikimit, duke përfunduar atë me bilanc 9 fitore e 1 humbje, me një pikë më pak se Penza e Pejës, që ka bilanc 10-0.
Skuadrat tjera nuk kanë paraqitur asnjë kërkesë për regjistrim.