GRUPI E
Vazhdojnë pa humbje
14 January, 2016 @22:27
Nën direktivat e trajnerit Zeljko Obradovic, Fenerbahçe nga një disavantazh prej 10 pikëve, arriti ta mposht kundërshtarin rus Lokomotiv Kubanin, me rezultat 85-79.
Çereku i katërt ishte vendimtar, ku me mbrojtje të fortë gjiganti turk arriti fitoren e tretë në Grupin E.
Bogdan Bogdanovic, ishte koshashënuesi më i mirë tek skuadra nga Stambolli me 18 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Jan Vesely me 17 e Luigi Datome 16 të tjera.
Ndërsa performanca fenomenale e Victor Claverit, shkoi huq. Ai luajti me 21 pikë dhe ishte i saktë nga vija e treshit 100% në pesë tentimet që i bëri.
Në Ulker Sports Arena, ishte i pranishëm edhe super ylli i futbollit Robin Van Persie, i cili po ashtu luan tek skuadra turke Fenerbahçe.
Kjo ishte fitorja e tretë e Fenerit në Grupin E, ndërsa Lokomotiv Kubanit ia shkaktoi humbjen e parë, të cilët i kanë dy fitore, pas tre xhirove në TOP 16.