TRAJNERI I MORNARIT
Humbje në momentin e duhur
14 January, 2016 @12:25
Mornar përjetoi humbjen e parë të stinorit në BIBL mbrëmë nga Sigal Prishtina, mirëpo trajneri i ekipit nga Tivari ka thënë se ka qenë momenti i duhur për një gjë të tillë!
“Natyrisht që humbja është e hidhur. Mirëpo, nëse dikush do të më jepte të zgjidhja momentin për një humbje, atëherë mendoj se ky ka qenë momenti,” ka thënë Djordjije Pavicevic pas ndeshjes shkruan faqja zyrtare e BIBL sot.
“Kemi qenë nën presion pasi që kemi pasur serinë e jashtëzakonshme deri në këtë ndeshje, ndërsa tash e tutje më nuk duhet të brengosemi për këtë. I uroj fitoren ekipit mysafir,” ka shtuar ai.
Mornar është lider i Grupit A, ndërsa Sigal Prishtina është e dyta.