ANTONIS CONSTANTINIDES
I kënaqur me lojë
14 January, 2016 @12:12
Antonis Constantinides ka qenë tejet i gëzuar me fitoren e Sigal Prishtinës në debutimin e tij si trajner te ekipi i tij ri.
Ndërsa në deklaratën e tij pas ndeshjes i ka uruar fat rivalit në ndeshjet e ardhshme të BIBL.
“Para së gjithash dëshiroj t’i uroj të dyja ekipet për lojën shumë të mirë të treguar në fushë. Ka qenë ndeshje për tifozë dhe besoj se janë të kënaqur. I uroj fat rivalit në ligën e tyre dhe në BIBL gjithashtu,” ka thënë Constantinide shkruan faqja zyrtare e BIBL sot.
Ndeshja e mbrëmshme ka qenë e para për Constantinidesin si trajner i Sigal Prishtinës, ndërsa arritja që duhet të theksohet ka qenë se Mornari ka qenë i pamposhtur deri më tani në BIBL dhe ky ia shkaktoi humbjen e parë ekipit malazez.
Sigal Prishtina ka siguruar fazën e dytë të BIBL, ndërsa është mbrojtës i titullit të kësaj gare.