ORARI DHE DATAT E NDESHJEVE
Pjesa e dytë e Superligës, nis në Gjakovë
14 January, 2016 @15:24
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) sot ka bërë të ditur se të premtën (nesër, 15 janar) nis pjesa e dytë e kampionatit elit të Kosovës në basketboll.
Vëllaznimi do të pret Pejën në palestrën “Shani Nushi” në ndeshjen e parë të stinorit pranveror të Superligës me fillim në ora 18, ndërsa ndeshja tjetër së cilës i është caktuar termini mund të konsiderohet derbi i xhiros, ndërmjet Yllit dhe Bashkimit.
Ylli e Bashkimi takohen të dielën në “13 qershori” të Suharekës, derisa të dy skuadrat në ndërkohë janë përforcuar me nga një amerikan në skuadër.
Përballja tjetër, që duhet të luhet në këtë xhiro ndërmjet Trepçës dhe Kerasan Prishtinës, por termini i saj si dhe palestra ku do të zhvillohet ndeshja nuk është konfirmuar ende.
Kampionia aktuale e Superligës, Sigal Prishtina pushon në këtë xhiro.