GRUPI F
CSKA fiton me mungesa
14 January, 2016 @22:22
Mungesat në CSKA Moska, nuk ndikuan në ndeshjen kundër Barcelonës.
Nando De Colo dhe Victor Khryapa, nuk ishin aktiv gjatë ndeshjes, por skuadra ruse, e mposhti kundërshtarin me rezultat 93-82.
Cory Higgins, shkëlqeu me 20 pikë e 5 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Milos Teodosic me 16 pikë e 6 asistime.
Tek skuadra katalonase super ylli i ekipit, Juan Carlos Navarro, ishte koshashënuesi më i mirë me 16 pikë, por nuk mjaftuan që të kthehen në Spanjë me fitore.
Kjo ishte fitorja e dytë e CSKA-së, pas tre ndeshjeve, derisa Barcelona e regjistroi humbjen e dytë.
Video
CSKA-Barcelona