REKORDERI I RI
Endrick shënon rekord në Ligë të Kampionëve
18 September, 2024 @11:33
Sulmuesi i ri i Real Madridit, Endrick, ka futur veten në histori mbrëmë, pasi që shënoi gol në fitoren e Real Madridit ndaj Stuttgartit në përballjen e xhiros së parë të Ligës së Kampionëve me format të ri.
Braziliani u bë lojtari më i ri në moshë që ka shënuar gol në Ligë të Kampionëve, duke shënuar në moshën 18 vjeçare me 58 ditë, duke thyer kështu rekordin e vendosur nga ish-madrileni Raul Gonzalez Blanco që kishte shënuar gol me 18 vjet e 113 ditë në ndeshjen e Real Madridit ndaj Ferencvarosit në vitin 1995 në kuadër të Championsit.
Sulmuesi në fjalë, që erdhi këtë verë te Real Madridi nga Palmeiras gjithashtu u bë edhe futbollisti më i ri që shënoi në debutim të LaLigës në këtë shekull, kur shënoi pasi hyri si zëvendësues ndaj Real Valladolidit.
Endrick’s goal from this angle, look at the power damnpic.twitter.com/rsdMqn10DV
— Edwin (@EdwinRMFC) September 18, 2024