Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - YLLI

Erjon Kastrati vendos derbin

Erjon Kastrati vendos derbin


2 April, 2022 @22:21

Reprezentuesi i Kosovës, Erjon Kastrati ka marrë përgjegjësinë për të shutuar në sekondat e fundit të ndeshjes, pranë rezultatit 71-71, për të shënuar treshe pas asistimit të Henrik Sirkos dhe për t’ia sjellë Yllit fitoren e madhe në Prishtinë, pas një drame në çerek të fundit të ndeshjes, për përfundimtaren 71-74 [16-24, 11-18, 25-13, 19-19].

Festa basketbollistike i takoi suharekasve sonte, derisa mposhtën për herë të katërt Prishtinën këtë stinor në Superligë.

Ndeshja në pjesë të parë, plotësisht e Yllit, me dy cerekët duke ngritur epërsnië për të shkuar në pushim me 15 pikë dallim.

Por në pjesë të dytë një lojë krejt tjetër e ekipit të Ante Nazor, që ngushtuan krejtësisht epërsinë pas çerekut të tretë, vetëm 3 pikë dhe arritën edhe avantazhin gjatë minutave të fundit të ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Minuta e fundit e lojës. Wendell Mitchell shënoi treshe dhe Prishtina mori epërsinë kur mbetën edhe 51 sekonda lojë, 69-68.

Përgjigja erdhi nga Mikaile Tmusic, që shënoi për tri pikë, 36 sekonda para fundit për 69-71, tash në të mirë të ekipit të Adis Beciragic.

Jetmir Zeqiri i vendasve barazoi në 71-71 kur mbetën edhe 21 sekonda lojë, ndërsa Ylli mori time-out. Në sulmin e fundit Erjon Kastrati vendosi me treshen e tij.

Dramës së ndeshjes së sotme shije i dhanë 20 pikët e kroatit Henrik Sirko, ndërsa Kastrati luajti me 16 pikë, e Tmusic me 14 të tjera. Amerikani Dajuan Graf kontribuoi me 11 pikë e 7 asistime.

Te Prishtina që shkëlqeu në pjesë të dytë Wendell Mitchell luajti me 20 pikë, ndërsa nga 10 pikë shënuan Biram Faye dhe Muhamedali Janjeva. Faye ka qenë lojtari i vetëm që kreu lojën me double-double, duke regjistruar edhe 11 kërcime në llogari të tij.

Pas kësaj fitoreje, Ylli bën bilancin 19-6, ndërsa Prishtina 12-13.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga