Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

FBK falenderon organizatorin e Kupës

FOTO / FBK

FBK falenderon organizatorin e Kupës


Teksti: FBK

8 February, 2021 @22:08

Nga 3 deri më 7 Shkurt 2021, palestra “13 Qershori” ka qenë arenë e ndeshjeve të basketbollit të Kosovës, ku është organizuar Final 8 Kupa e Kosovës, finalja e Kupës në konkurrencën e femrave dhe Final 4 i Ligës së Parë të Meshkujve.

Në këto kushte të pandemisë me Covid-19 nuk ka qenë aspak e lehtë që të organizohet një ngjarje e tillë, por, falë angazhimit të të gjithëve një gjë e tillë është mundësuar.

Me këtë rast Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dëshiron të falënderojë të gjithë pjesëmarrësit e këtij eventi.

FBK falënderon klubin organizator Golden Eagle Ylli, për përpjekjet maksimale që kjo ngjarje të shkojë siç është më së miri.

Po ashtu falënderim shkon për të gjitha klubet pjesëmarrëse në garat e Kupës dhe korrektësinë e treguar në këto ndeshje, si dhe për gjyqtarët e ndeshjes, të cilët gjatë Final 8 Kupës së Kosovës kanë qenë njëkohësisht të angazhuar në Klinikën e organizuar veçmas për ta, në mënyrë që ndarja e drejtësisë në këtë event shumë të rëndësishëm për FBK-në të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm.

Falënderim i veçantë shkon edhe për Policinë e Kosovës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Shëndetësisë, për gatishmërinë për të ndihmuar në organizim dhe punën që kanë bërë gjatë gjithë Final 8.

Ndeshjet do të ishin të mangëta pa transmetimin e partnerit medial, Kujtesa, që ka mundësuar transmetimin e tyre, në një kohë kur nuk lejohen tifozët në palestër. Po ashtu Kujtesa ka realizuar edhe Highlights dhe intervistat pas ndeshjes, duke i përjetuar edhe më shumë këto takime.

Gjithashtu falënderojmë mediat për korrektësinë e treguar dhe raportimin nga dita e parë deri në finale. Edhe pse e kishin të pamundur të ishin në palestër, me shkrimet dhe kronikat u kanë mundësuar lexuesve dhe shikuesve të kuptojnë se çka po ndodh në Final 8.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga