Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

FBK hap konkursin për organizimin e Kupës

FBK hap konkursin për organizimin e Kupës


3 January, 2022 @10:49

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka hapur konkursin për orgaznimin e Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll.

Ndërsa konkursi për ata që mëtojnë organizimin është si mëposhtë.

                        KONKURS

për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll, për edicionin 2021/22 që zhvillohet në datat 9-13 Shkurt 2022.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë personat juridik që përmbushin kushtet e këtij konkursi dhe dispozitat e parapara në Udhëzuesin për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës.

Për të konkurruar për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës, kandidatët duhet përmbushur këto kushte:

a) të mos ketë obligime të pakryera ndaj FBK-së;
b) të sigurojë kushte për zhvillimin e ndeshjeve sipas rregullave të lojës së FIBA-s dhe Propozicioneve të Garave të FBK-së;
c) të sigurojë medaljet, kupat dhe trofetë për fituesit dhe finalistët e Kupës në të dyja konkurrencat, dizajnin e të cilave e përzgjedh FBK-ja;
d) të mbulojë shpenzimet për personat zyrtar për të gjitha ndeshjet e Final 8 të Kupës së Kosovës;
f) ti përmbahet në përpikëri dispozitave të Udhëzuesit për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës për marketing në palestër dhe në transmetime televizive;
g) të sigurojë prezencë të mjaftueshme të forcave policore dhe pjesëtarëve të sigurimit privat në të gjitha ndeshjet e turneut final;
h) ti përmbahet dispozitave tjera të Udhëzuesit për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës për organizim të turneut;
i) të paguajë një shumë financiare në llogarinë e FBK-së për zhvillimin e kategorive të reja;

Fituesi i konkursit do të nënshkruajë kontratë me FBK-në, ku do të specifikohen detajet e organizimit si dhe obligimet e të drejtat e palëve.

Në rast të përmbushjes së të gjitha kritereve nga dy ose më shumë aplikantë, kriteri financiar është prevalent.

Konkursi mbetet i hapur deri më datë 13.01.2022, në ora 16:00.

Aplikimet për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës 2022 do të mund të dorëzohen në email adresën: [email protected]


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga