BORDI I FBKs
FBK kërkon që klubet të organizojnë Kuvendin e Punës
7 October, 2017 @13:08
Klube e Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës brenda 30 ditëve duhet të dërgojnë listën e të gjithë anëtarëve të përfshirë në klub, ka bërë të ditur FBK, pas një Vendimit të Bordit të saj të publikuar sot.
FBK kërkon që ekipet të organizojnë Kuvendet e tyre të Punës dhe të dorëzojnë në FBK, Statutin dhe listën e delegatëve të Kuvendit
“Bordi i FBK-së e ka marr një vendim të tillë duke e marr parasysh situatën shumë të rëndë të klubeve tona, si në aspektin financiar ashtu edhe në atë menaxherial, duke u nisur nga fakti se pothuajse shumica e klubeve të basketbollit në Kosovë udhëhiqen nga një apo dy individ, gjë e vështirëson organizimin e mirëfilltë të tyre, derisa në anën tjetër e vështirëson edhe komunikimin klube-FBK,” është shkruar ndër të tjera në njoftimin e FBK-së, botuar sot.