TREPÇA - PEJA
Peja triumfon në Mitrovicë
5 October, 2017 @18:02
Në ndeshjen e fundit të xhiros së parë në Superligën e Kosovës në basketboll, skuadra e Pejës ka shënuar fitore me rezultat 70-93 ndaj Trepçës në Mitrovicë.
Të dyja skuadrat luajtën plotësisht me lojtarë vendorë sot, pasi që siç dihet të dyja po kalojnë nëpërmjet një krize momentalisht, ndërsa sot më të mirë u treguan lojtarët pejanë, të cilët epërsinë e krijuan në çerekun e dytë, e më pas ajo epërsi u ruajt deri në fund dhe takimi u mbyll me fitore.
Më i dalluari në humbjen e mitrovicasve sonte ishte Musab Mala me 25 pikë e 5 asistime, kurse te Peja u veçua Arian Qallaku me double-double prej 21 pikëve e 12 kërcimeve. Double-double për pejanët përveç Qallakut arriti edhe Beq Kovaqi, i cili takimin e sontëm e mbylli me 19 pikë e 10 kërcime.
Në xhiron e dytë, Trepça udhëton në kryeqytet për t’u ndeshur me Kerasan Prishtinën, kurse Peja e pret Prishtinën në ‘Karagaç’.