PEJA - TREPÇA
Peja me 3 reprezentues në skuadër
5 October, 2017 @10:59
Peja sot në ndeshjen kundër Trepçës, në kuadër të Superligës së Kosovës, do të luajë me 3 basketbollist që luajnë në përfaqësueset e tyre.
Përpos Leonard Mekaj e Arti Hajdari (që veshin fanellën e përfaqësueses së Kosovës), në skuadër do të jetë edhe Beq Kovaqi (që luan për Shqipërinë).
Përveç këtyre në skuadër do të jenë edhe lojtarë si: Arian Qallaku, Rron Grapci, Blend Kadusha e Rron Uka, në krye me trajnerin Bujar Loci. Bile, i riu Uka pritet të jetë njeriu që i ka të siguruara 15 minuta në parket, sipas rregullores së FBK-së për lojtarët nën 18 vjeç.
Kryesia e Pejës ua pagoi lojtarëve vendorë një pjesë të mbetur të borxhit nga stniori i kaluar, derisa lojtarët u pajtuan që ta vazhdojnë garën duke marrë parasysh krizën në klub, ka mësuar Borozani.com.
Ndeshja luhet sot prej orës 16:00 në Minatori të Mitrovicës.