SIGALPRISHTINA-BASHKIMI
Kampioni nis furishëm në derbi
4 October, 2017 @20:33
Sigal Prishtina ka mposhtur bindshëm në xhiron e parë të stinorit konkurrentin kryesor të këtij stinori për titull dhe nënkampionin aktual, Bashkimin.
Starti i bardhekaltërve ka qenë i furrishëm, ku çerekun e parë e fituan 32-9. Më pas ndeshja u luajt sa për të përfunduar, pasi që Bashkimi nuk ka pasur fuqi për më shumë, e Prishtina ka mbajtur rezultatin dhe ka testuar lojtarët dhe taktikat e ndryshme, para ndeshjeve të FIBA Europe Cup, për përfundimtaren, 89-54.
Dardan Berisha (20 pikë) dhe Andrew Lawrence (25 pikë) kanë thënë fjalën kreysore te Prishtina sonte, ku të dy kanë shënuar mbi gjysmën e pikëve të skuadrës, për fitoren e parë të stinorit në Superligë.
Në anën tjetër, te Bashkimi përforcimet Aleksandar Gruev dhe Ljubo Shamadan u dalluan me 11 e 12 pikë të shënuara, bashkë me Mikaile Tmusicin që shtoi 11 të tjera.
Në xhiron që vjen, Sigal Prishtina i shkon Pejës në Karagaç, ndërsa Bashkimi pret Borean.