U18 SUPERLEAGUE
Superliga U18: Favoritët fitojnë
2 October, 2017 @11:07
Skuadra e Trepçës, Bashkimit dhe Pejës, kanë shënuar fitore në xhiron e parë të Superligës U18 të Kosovës, të zhvilluar në vikendin që e lamë pas.
Derisa Peja ka mposhtur Prishtinën e re 70-53, Trepça ka kaluar relativisht lehtë Kalanë e Prizrenit me 89-67, derisa Bashkimi thuajse njejtë ka mposhtur AS Kastriotin, 87-66.
Dueli i vetëm i fituar nga mysafirët ka qenë ai i zhvilluar në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli nuk i ka bërë ballë Vushtrria Basketit, duke u mposhtur 46-77.
Këtë xhiro, ka pushuar Kerasan Prishtina.
Në xhiron që vjen ndeshen: AS Kastrioti - GE Ylli, Kalaja - Bashkimi, Prishtina e re - Trepça dhe Kerasan Prishtina - Peja, ndërsa Vushtrria Basket pushon.