KING JAMES
LeBron James flet për herë të parë për Irvingun
26 September, 2017 @11:26
Super ylli i Cleveland Cavaliersit, LeBron James, për herë të parë ka folur për largimin e ish-bashkëlojtarit të tij, Kyrie Irving.
James, deklaroi se ka bërë gjithçka për ta mbajtur Irvingun në skuadër.
“Kam dhënë çdo gjë nga e vetja ime për ta mbajtur këtë djalosh në skuadër, që të luaj këtu, të bëhet lojtari më i mirë këtu, kam qenë gati t’ia dorëzoj “çelësin” e skuadrës, por nuk është bindur që të mbetet në skuadër” ka thënë James.
LeBroni gjithashtu tha kjo është një punë dhe se e kupton Irvingun.
“Irvingu më tha se dëshiron që ta krijojë rrugën e tij. Për mua kjo ishte një arsye e përballueshme, kjo është një punë dhe e kuptojë shumë mirë, ky djalosh dëshiron ta bëj më të duhurën për karrierën e tij”.
King James për transferet që erdhën në skuadër si Isaiah Thomas, Jae Crowder e Ante Zizic, ka thënë se ekipi duket më i kompletuar se sa që ka qenë qëllimi kryesor do të jetë titulli kampion.
LeBron James, vitin e kaluar së bashku me Clevelandin pësoi në finale kundër Golden State Warriorsit me rezultat 4-1 në seri.