SIGAL PRISHTINA
Përcaktohet grupi i Prishtinës në Europe Cup
25 September, 2017 @13:00
Pasi që u eliminua në debutimin e saj në Ligën e Kampionëve (Basketball Champions League), Sigal Prishtina tashmë e ka të përcaktuar Grupin ku do të bëj pjesë në FIBA Europe Cup 2017/18.
Kampionët e Kosovës do të marrin pjesë në Grupin G të FIBA Europe Cup këtë stinor, ndërsa kundërshtarët e saj do t’i kuptojnë pasi që të përfundojnë raundet kualifikuese të ekipeve tjera.
RIVALËT POTENCIAL
Kështu, në Grupin G do të jetë:
1. Njëra nga skuadrat: KR (Islandë), Mons (Belgjikë) dhe Beroe (Bullgari);
2. Njëra nga skuadrat: Tbilisi (Gjeorgji), Joventut (Spanjë) dhe Kataja (Finlandë);
3. Njëra nga skuadrat: Demir Insaat (Turqi), Dnipro (Ukrainë) dhe Tartu (Estoni).
4. Sigal Prishtina (Kosovë).
STINORI I TRETË
Përndryshe, kjo është hera e tretë me radhë që Sigal Prishtina merr pjesë në FIBA Europe Cup. Në stinorin e parë dhe të dytë Sigal Prishtina nuk ka arritur t’i kalojë fazat grupore.
Në debutim, në stinorin 2015/16, Sigal Prishtina përfundoi e fundit në Grupin K me kundërshtarë si Energia (Rumani), AEK Larnaca (Qipro) dhe Astana (Kazakistan) me bilanc 2-4.
Në stinorin e kaluar, 2016/17, bardhekaltërit përsëri ishin të fundit në Grupin H dhe kësaj radhe kishin shënuar vetëm një fitore krahas 5 humbjeve në grup me: Demir Insaat (Turqi), Enisey (Rusi) dhe Rilski (Bullgari).