NË RAHOVEC
Lojtarët e KB Rahoveci, kryejnë testet mjekësore
21 September, 2017 @15:43
Basketbollistët e KB Rahovecit kanë kryer sot testet mjekësore para fillimit të stinorit të ri të Superligës 2017/18.
Sipas njoftimit të ekipit, të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të gatshëm për aksion në stinorin e ri.
Rahoveci ka bërë përforcime vendore, por edhe të huaja para fillimit të stinorit, ndërsa në krye të skuadrës ka sjellë trajnerin Mark Rodiqi, pasi që ndau rrugët me Jeton Nixhën.
Nga të huajt, Rahoveci ka angazhuar: Junious Powell, Kyle Sovine dhe Xavier Newson, ndërsa nga vendorët, përveç që ka vazhduar me Muhamed Hasanin dhe Mustafë Merovcin, ka angazhuar edhe Kreshnik Avdijën nga Vëllaznimi.
Rahoveci në stinorin e kaluar debutoi në Superligë të Kosovës dhe ky është viti i dytë me radhë ku vreshtarët bëjnë pjesë në elitën e basketbollit.