DHURATA E MADHE
Dragic në lot, merr fanellën e idhullit
20 September, 2017 @10:40
“Kjo është njëra ndër dhuratat më të mira që kam marrë ndonjëherë në jetë,” ka thënë Goran Dragic, MVP i Eurobasket 2017, kampion i Europës me Slloveninë, pasi që pranoi nga nëna e legjendës së basketbollit, Drazen Petrovic, fanellën e të ndjerit me numër 3, kur kishte qenë pjesë e New Jersey Nets.
“Ai ka qenë idhulli im i fëmijërisë. Të gjithë ne e dimë çka ka bërë ai për Jugosllavinë dhe ky gjest është një nder i madh për mua,” është cituar të ketë thënë Dragic nga Sportando.
Drazen Petrovic që ka qenë lojtar i New Jersey Nets dhe Portland Blazers në NBA, ka ndërruar jetë në një aksident komunikacioni në Gjermani, në vitin 1993.
Ai konsiderohet si hero sportiv në thuajse të gjitha shtetet që kanë dalë pas ndarjes së Jugosllavisë, përfshirë këtu edhe Slloveninë.