ZYRTARE
Kroacia emëron përzgjedhësin e ri
18 September, 2017 @17:50
Pas shkarkimit të Aleksandar Petrovicit, me të cilin Kroacia u eliminua në të tetën e finales në EuroBasket2017, Federata Kroate e Basketbollit ka emëruar përzgjedhësin e ri.
Pas Petrovicit, kryetrajner i Kroacisë do të jetë Ivica Skelin, i cili së fundi ishte ndihmës pikërisht i të shkarkuarit Aleksandar Petrovic, ndërsa tash ky do të jetë përzgjedhësi kryesor i përfaqësueses kroate.
Karrierën e tij menaxhuese Skelin e ka filluar në vitin 2001 si ndihmëstrajner te Verviers-Pepinsternë Belgjikë, ndërsa më vonë te e njëjta skuadër arriti të bëhet edhe trajner kryesor. Viteve të fundit, përveç rolit si ndihmës në ekipin përfaqësues, Skelin ishte edhe në krye të skuadrës së Splitit, me të cilën sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë bashkëpunimin përkundër emërimit si trajner i ri i Kroacisë.
Sa i përket sukseseve si trajner, te Skelin mund të përmendim triumfin në ligën holandeze të basketbollit në sezonin 2013/2014 me skuadrën e Donarit, ndërsa me po këtë skuadër Skelin u shpall trajner i vitit në sezonet 2013/2014 dhe 2014/2015, si dhe e fitoi Superkupën e Holandës në vitin 2014 dhe Kupën e Ligës 2 herë (2013/2014 dhe 2014/2015).
Puna e parë e Skelinit si trajner i Kroacisë do të jetë në kualifikimet drejt Botërorit Kina 2019, aty ky Kroacia ndodhet në Grupin D bashkë me Italinë, Holandën dhe Rumaninë.