FRANCA
€2 milionë në humbje, kërkon ndërrim orari nga FIBA
21 September, 2017 @22:25
Federata e Basketbollit të Francës, ka kërkuar nga FIBA që të rishikojë orarin e garave të ngjarjeve të mëdha dhe atyre kualifikuese në muajt e ardhshëm dhe viteve në vijim.
Kjo pasi që yjet e shumta të Francës që po luajnë në NBA nuk po mund të vinë t’i ndihmojnë reprezentacionit dhe përfaqësuesja po përjeton humbje deri në 2 milionë euro nga sponsorët për shkak të mungesës së yjeve.
Në Eurobasket 2017 reprezentacioni i Francës nuk ka mundur të llogarit në këta lojtarë: Nicolas Batum dhe Rudy Gobert.
Ndërsa lojtarët NBA tjerë të Francës janë: Joffrey Lauvergne (Spurs), Evan Fournier (Magic) dhe Boris Diaw (Jazz).