PAK PARA FILLIMIT TË STINORIT TË RI
Bashkimi regjistron alon Motley
29 September, 2017 @8:26
Skuadra e KB Bashkimit ditë para fillimit të stinorit të ri të Superligës, ka regjistruar edhe një lojtar të huaj në ekip.
Fjala është për amerikanin, Adrian Motley, të cilin KB Bashkimi e ka paraqitur për regjistrim në Federatë, ka bërë të ditur vetë FBK-ja në një njoftim të sajën.
Motley përndryshe, luan në pozitën e alos dhe ka qenë pjesë e Northwest Oklahoma Rangers në NCAA 2 në 5 vitet e fundit.
Në stinorin e fundit me ta, Motley ka pasur mesatare prej 33.1 minutash për ndeshje, 19.9 pikë për ndeshje, 7.9 kërcime dhe 1.4 asistime për ndeshje.
Motley do të jetë përforcimi i radhës i këtij stinori për Bashkimin pas dyshes vendore Samir Zekiqi e Urim Zenelaj si dhe të huajve Ljubo Shamadan, Aleksandar Gruev dhe Jamir Rhashaad Hanner.