TERMINI: PRISHTINA-BASHKIMI
Derbi i fillimstinorit, të mërkurën
1 October, 2017 @21:13
Dy skuadrat më të përforcuara të Superligës për stinorin 2017/18 dhe kampionët e nënkampionët aktual të Kosovës, Sigal Prishtina e Bashkimi, do të hapin stinorin e ri të Superligës në basketboll.
Pak më parë, faqja zyrtare e Prishtinës ka bërë të ditur edhe terminin e ndeshjes, që do të luhet të mërkurën me fillim prej orës 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet.
Ndeshjet tjera që zhvillohen në xhiron e parë janë: Kerasan Prishtina - Golden Eagle Ylli, Trepça - Peja dhe Borea - Rahoveci, por terminet e tyre ende nuk janë bërë të ditura.