NË KRYEQYTET
Tirana prezenton 3 përforcimet e huaja
3 October, 2017 @8:30
Një amerikan, një maqedon dhe një serb janë përforcimet e fundit të Tiranës, të paralajmëruara më parë, që mbrëmë u zyrtarizuan te ekipi kampion i Shqipërisë.
Tirana, që këtë stinor përveç kampionatit shqiptar do të garojë për herë të dytë me radhë në BIBL, drejtohet nga trajneri i ri i grek, Antonios Doukas.
Ekipi mbajti lojtarët kryesorë shqiptar në skuadër, ndërsa tash ka shtuar Jalil Abdul Bassitin e paralajmëruar në gusht, pastaj organizatorin Svetozar Popovic dhe alo-qendrën maqedonase, Vladimir Brckov.
Brckov ka përvojë në BIBL nga stinorët e kaluar pasi që ka qenë pjesë e Feni Industries dhe Kozuvit më parë, ndërsa Popovic 30 vjeç pritet që me përvojën e tij nga ligat austriake e çeke të sjellë një Tiranë më të rrezikshme në BIBL.