FAZA GRUPORE
Kompletohet Liga e Kampionëve të basketbollit
3 October, 2017 @12:52
Pas 3 raundeve kualifikuese, Liga e Kampionëve të basketbollit, ka marrë pamjen përfundimtare për fillimin e stinorit të rregullt.
Kështu në Grupin A janë mbledhur: Monaco, Hapoel Holon, Murcia, Enisey, Dinamo Sassari, EWE Baskets, Karsiyaka, Juventus Utena.
Në Grupin B: Gaziantep, Elan Chalon, Iberostar Tenerife, Neptunas, Ventspils, Paok, MHP Reisen, Capo d’Orlando.
Në Grupin C: AEK, Venezia, Olimpija, Medi Bayreuth, Banvit, Strasbourg, Rosa Random, Estudiantes.
Në Grupin D: Avellino, Besiktas, Stelmet, Oostende, Nymburk, Aris, Baskets Bonn, Nanterre 92.
Kampionja aktuale e Kosovës, Sigal Prishtina, është eliminuar në raundin e parë kualifikues nga kjo garë, duke u mposhtur dy herë nga ekipi bellorus, Tsmoki Minsk.