NBA
Rregulla të reja, ndryshon formati tradicional East vs. West
3 October, 2017 @21:14
Përmes një lajmi të publikuar pak më parë, është bërë e ditur që NBA e ka ndryshuar formatin e përballjes mes Lindjes dhe Perëndimit, duel në të cilin lojtarët zgjedheshin nga votat e fansave për secilën konferencë përkatëse dhe lojtarët më të votuar të Lindjes përballeshin me më të votuarit e Perëndimit.
Gjithsesi, edhe këtë vit zgjedhja e 24 lojtarëve për ndeshjen ‘All Star’ do të bëhet përsëri nga fansat në kombinim me mediat e lojtarët e NBA-së, mirëpo shpërndarja e tyre në skuadra do të bëhet nga kapitenët. Dy lojtarët më të votuar shpallen automatikisht kapitenë të konferencave përkatëse dhe janë këta dy lojtarë ata që e krijojnë skuadrën, duke ftuar në ekipin e tyre 22 lojtarët e mbetur (të zgjedhur gjithashtu nga votat e fansave, mediave e vetë lojtarëve të NBA-së).
Kapiteni mund të ftojë në skuadër lojtarë nga cilado konferencë, pra ndeshje tradicionale East vs. West, ku lojtarët më të votuar të Konferencës Lindore ishin pjesë e skuadrës së Lindjes dhe ata të Konferencës Perëndimore bënin pjesë në skuadrën e Perëndimit, nuk do të ketë, pasi që lojtarët mund të jenë të përzier, varësisht nga zgjedhjet e dy kapitenëve.
Ndeshja All Star e vitit të ardhshëm do të mbahet në Los Angeles.