Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ NËNTORIT NË DHJETOR

FBK shtyen Superkupën e Kosovës për 1 muaj!

FBK shtyen Superkupën e Kosovës për 1 muaj!


31 October, 2022 @10:37

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur se ka shtyer organizimin e Superkupës së Kosovës, për rreth një muaj. Me një njoftim të lëshuar sot, FBK ka bërë të ditur se Superkupa e paraparë të luhet prej 9 deri më 13 nëntor 2022, është shtyer për datat 7 deri më 15 dhjetor të vitit 2022.

Arsyeja e shtyerjes së Superkupës është se trajneri i Yllit Adis Beciragic do të këtë ndeshje me reprezentacionin e Bosnjes në ato data dhe konform kalendareve të FIBA-s, FBK duhet tu përshtatet atyre, prandaj Bordi i FBK-së ka marrë këtë vendim.

Adis Beciragic coaching Ylli

NJOFTIMI I PLOTË:

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 31.10.2022 ka marrë vendim që shtyjë organizimin e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve.

Superkupa e Kosovës (Meshkujt) ishte paraparë të organizohet prej 9-13 Nëntor 2022, data në të cilat organizohet edhe FIBA Window (7-15 Nëntor 2022), në të cilat gara do të paraqitet kryetrajneri i KB Golden Eagle Ylli, së bashku me lojtarin e të njëjtit ekip për Kombëtaren e Bosnje Hercegovinës.

Bordi i FBK-së ka vendosur që Superkupa e Kosovës të organizohet prej 7 deri më 11 Dhjetor 2022. Konform kalendarëve të FIBA-s, Federata e Basketbollit të Kosovës duhet tu përshtatet garave të FIBA-s, andaj Bordi i FBK-së i ka miratuar edhe propozim – ndryshimet në kalendarin e garave të Prince Caffe Superligës së Kosovës, për të cilat do të njoftohen të gjitha grupet e interesit.

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

Në emër të Bordit të FBK-së,
Arben FETAHU
Kryetar

Federata e Basketbollit e Kosovës


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga