Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TURNEU I KUPËS NË "MIZAHIR ISMA"

FBK vendos, turneu i Kupës së Kosovës mbahet në Rahovec

FBK vendos, turneu i Kupës së Kosovës mbahet në Rahovec


24 January, 2023 @11:03

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur se turneu i Kupës së Kosovës për vitin 2023 (sezoni 22/23) do të mbahet në Rahovec. FBK ka njoftuar se në mbledhjen e Bordit të FBK-së mbajtur dje, janë marrë disa vendime, ndër të tjera edhe organizimi i Kupës së Kosovës që do të luhet brenda 5 ditësh, nga 15 deri më 19 shkurt 2023.

Ndërsa sa i përket shikuesve, ata do të mund të qasen aty, por nën kontroll të theksuar si dhe me bileta të blera vetëm me letërnjoftim të personave që dëshirojnë të ndjekin nga afër turneun.

“FBK ka vendosur që Final 8 Kupa e Kosovës të organizohet në palestrën “Mizahir Isma” prej 15 deri më 19 shkurt nga KB Rahoveci me këto kushte:

- Do të lejohen shikuesit në palestër, por vetëm në mënyrë jo të organizuar, si dhe pa simbole dalluese
- Biletat duhet të blihen vetëm me letërnjoftime
- Kërkesë për prokuror kujdestar për të qenë në palestër në datat e organizimit të eventit, si dhe
- Vënia në funksion e kamerave në palestër.
- Masa të larta të sigurisë, duke përfshirë këtu Policinë e Republikës së Kosovës dhe Sigurimin Privat.”
- ka shkruar ndër të tjera njoftimi i lëshuar i FBK-së.

Fitues i fundit i Kupës së Kosovës është Trepça, që do të kërkojë mbrojtjen e trofeut aty.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga