Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA FAQJA E FIBA EUROPE CUP

FEC: Ylli bën historinë duke mposhtur Bambergun

Fotot: FEC

FEC: Ylli bën historinë duke mposhtur Bambergun


27 October, 2022 @10:45

Fitorja e parë e Yllit në arenën ndërkombëtare (historike) ka ardhur mbrëmë në Gjermani, derisa ekipi suharekas ka korrur fitore ndaj ish-ekipit të Euroligës, Brose Bambgerg, që deri tash ka qenë i pamposhtur në Grupin A të FIBA Europe Cup.

Triumfi i kampionit të Kosovës nuk ka kaluar pa u vërejtur edhe nga faqja zyrtare e garës, derisa në artikullin e botuar - që aktualisht ende është në ballinë - shkruan se xhiroja e tretë e ndeshjeve në fazën grupore të sezonit të rregullt ka kaluar me disa fitore impresive.

Ylli celebration, after win vs Bamberg

“Golden Eagle Ylli arriti fitoren e parë dhe historike në gara evropine me stil, duke e mposhtur ekipin e pamposhtur deri tash, Brose Bambgerg 78-81 dhe atë jashtë fushës së vetë, në Gjermani.”

Më tej, është theksuar edhe ndikimi esencial i minutave të fundit nga Chris Harris që siguroi fitoren për ekipin e Adis Beciragicit.

“Chris Harris ishte vendimtar në 20 sekondat e fundit të ndeshjes për të siguruar fitoren për ekipin nga Kosova derisa Rashun Davis mbajti ritmin me 19 pikë e 7 kërcime në fitore.”

Mbrëmë Ylli me lojën fantastike të treguar në çerekun e fundit ka arritur të përmbysë epërsinë e lehtë që kishin gjermanët, ndërsa Brose Bamberg përjetoi humbjen e parë në grup pas dy fitoreve të regjistruara.

Rashun Davis (Ylli) fights for ball vs Bamberg players

Pos Davisit, te Ylli mbrëmë u dalluan edhe Jay Threatt me 18 pikë e 3 asistime, Ahmed Bashir me 10 pikë e 6 kërcime si dhe Ismet Sejfic me 8 pikë e 5 kërcime. Malcolm Armstead ndërkaq shënoi 13 pikë, duke shutuar 3/5 për tri pikë bashkë me 2 asistime e 3 kërcime në fitore.

Pas kësaj ndeshjeje, Ylli është përsëri mysafir. Tash udhëton drejt Izraelit për tu ndeshur me Hapoel Elionin në palestrën e Kfar Blumit, Pais Arena. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 2 nëntor më fillim prej orës 16:30.

E dy ndeshjet e fundit Ylli ndaj të dyja ekipeve gjermane në grup do t’i zhvillojë si vendas në Prizren, ku në Sezai Surroi pret së pari Chemnitzin më 23 nëntor (19:00), ndërsa më 30 nëntor pret Brose Bambergun për ndeshjen e fundit në grup, gjithashtu me fillim prej orës 19:00.

TABELA AKTUALE E GRUPIT A:

1. Bamberg (GER) 2-1
2. Hapoel Elion (ISR) 2-1
3. Chemnitz (GER) 1-2
4. Ylli (KOS) 1-2.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga