HUMBJA E PARË
Feneri befasohet nga Unicsi
2 November, 2016 @21:05
Skuadra e Unics Kazanit arriti ta befasojë në Stamboll Fenerbahçen, duke e mposhtur me rezultat 73-81.
Deri në sekondat e fundit, rezultati ishte i ngushtë, por lojtarët e Fenerit nuk arritën të shënojnë në 50 sekondat e fundit dhe kështu ndeshja përfundoi me fitoren e rusëve.
Keith Langford ishte më i miri te Unicsi, duke luajtur me 28 pikë e 10 kërcime, ndërsa në anën tjetër, Bobby Dixon u dallua më së shumti me 23 pikë dhe ishte i saktë 7 herë nga 9 tentime që i bëri për tre pikë.
Kjo ishte humbja e parë pas 23 ndeshjeve në shtëpi për Fenerbahçen, si dhe humbja e parë e këtij stinori në Euroleague, ndërsa Kazani e regjistroi fitoren e parë pas pesë xhirove.