Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI & LIPJANI BIEN

Feronikeli e Lipjani bien nga Superliga

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

Feronikeli e Lipjani bien nga Superliga


22 May, 2020 @16:14

Vendimi i fundit i Bordit të Federatës së Baskebollit të Kosovës (FBK) ka bërë që Feronikeli dhe Lipjani të bien nga Superliga e Kosovës në basketboll.

Në një stinor shumë interesant, që u ndërpre për shkak të pandemisë, në bazë të kompentencave të përcaktuara në Nenin 21, Bordi i FBK-së unanimisht vendosi që të mos shpallet kampion dhe mos akordojë tituj sportiv, por renditja përfundimtare te garat e seniorëve te meshkujt të mirret si bazë për përcaktimin e rënies dhe ngritjes në nivel të garimit.

TABELA E SUPERLIGËS

Me këtë vendim, Feronikeli që ka qenë në zonën e rënies me bilans 5-19 dhe Lipjani që ka qenë i fundit në klasifikim me bilans 2-22 - tashmë kanë rënë nga Superliga e Kosovës dhe stinorin e ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës së Parë të Kosovës.

Për Feronikelin ky ka qenë stinori debutues në Superligë, derisa Lipjani në stinorin e dytë të pjesëmarrjes në elitë, u desht të përshëndetet.


 
Të gjitha lajmet nga