Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË LLAPIT

Batatina: Kur skuadra kthen rezultatin, tregon karakterin

Batatina: Kur skuadra kthen rezultatin, tregon karakterin


28 August, 2023 @8:53

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas përmbysjes ndaj Fushë Kosovës dhe fitores së arritur në pjesë të dytë, ekipi i tij ka treguar karakterin që ka. Ai ka shtuar se ndryshimet taktike dhe skematike në lojë që i ka bërë, i kanë sjellë rezultatin ekipit.

“Jam tejet i kënaqur me karakterin e futbollistëve. Kur një skuadër kthen rezultatin, tregon karakterin që ka. Fushë Kosova ka qenë e motivuar ndaj Llapit. Në pjesën e dytë ndryshova taktikën, angazhova lojtarë të rinj, ndryshova skemën e lojës, sulmuam nga krahët dhe rastet i finalizuam për të arritur rezultatin,” ka thënë ndër të tjera ai.

Llapi ka shënuar fitoren e dytë në tri xhirot e para të Superligës dje, duke e mposhtur Fushë Kosovën, 1-2.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga