Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUSHË KOSOVA - LLAPI

Blakçori me supergol, Llapi fiton me përmbysje

Foto: KF Llapi / Facebook

Blakçori me supergol, Llapi fiton me përmbysje


27 August, 2023 @18:00

Ndonëse zhvilloi një pjesë të parë mjaft të mirë, Fushë Kosova sot u detyrua të pajtohet me humbje, me Llapin që tregoi cilësi e përvojë në pjesën e dytë, për ta fituar në fund takimin 1-2 (Arbenit Krasniqi 28’ / Ilir Blakçori 49’, Muhamet Hyseni 76’).

I shërbyer nga Armend Abazi, golin për Fushë Kosovën e gjeti Arbenit Krasniqi në minutën e 28’, gol që e vendosi rezultatin e pjesës së parë, 1-0.

Para golit, Fushë Kosova pati edhe një mundësi tjetër të mirë për shënim, kur gjuajtja e Osman Mëziut përfundoi në shtyllë (19’).

Sa i përket Llapit, skuadra e Batatinës nuk tregoi diçka për t’u përmendur në pjesën e parë.

TABELA AKTUALE

Pjesa e dytë filloi në mënyrë fantastike për Llapin. Ilir Blakçori, mbrojtësi i majtë, barazoi shifrat me një gol fantastik me të djathën në minutën e 49’, për ta rikthyer Llapin menjëherë në lojë.

E goli i fitores dhe përmbysja e plotë e Llapit erdhën në minutën e 76’, kur Muhamet Hyseni shënoi për 1-2. I njëjti lojtar kishte shënuar edhe xhiron e kaluar për Llapin.

Pas 3 ndeshjeve të luajtura, Llapi ka tubuar 6 pikë, kurse Fushë Kosova deri më tash ka luajtur vetëm 2 ndeshje dhe mbetet pa pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga