Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEDIM YIGIT

I kënaqur me luftën, golat do të vijnë

I kënaqur me luftën, golat do të vijnë


28 August, 2023 @8:38

Trajneri i Lirisë, Nedim Yigit, pas barazimit 0-0 ndaj Dukagjinit ka thënë se është i kënaqur me luftën e bërë nga ekipi i tij, ndërsa ka theksuar se tri ndeshjet e para të Lirisë në Superligë këtë stinor kanë qenë ndaj tri ekipeve që kanë luajtur në gara evropiane.

“E deshëm shumë fitoren sot, por kur i mendon tri rastet e kundërshtarit në fund, atëherë duhet të themi se nëse nuk arrin të fitosh, atëherë së paku mos humb. Jam i kënaqur me luftën që po e bëjnë djemtë në fushë. Në tri ndeshjet e para kemi pasur kundërshtarë që kanë luajtur në gara evropiane. Të trija këto ekipe janë më të përgatitura në ligë,” ka thënë fillimisht trajneri turk i prizrenasve.

“Sa i përket golave, sulmuesit janë pozitë specifike sikur portierët. Ne ua mundësojmë krijimin e rasteve, por besoj që kurdo që të vjen një gol, atëherë besoj që do t’i radhisim golat në ndeshjet tjera,” ka shtuar ndër të tjera ai.

Liria ka 2 pikë në 3 ndeshjet e para të stinorit në Superligë, ndërsa ekipi s’ka shënuar gol ende. Në ndeshje me Dukagjinin ka pasur dy raste gati ideale për shënim, por së paku te njëra, shtylla i ndau nga goli.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga