Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË FUSHË KOSOVËS

Shala: Një gabim na kushtoi!

Shala: Një gabim na kushtoi!


28 August, 2023 @9:52

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala, ka thënë se ndjehet i zhgënjyer për shkak të humbjes nga Llapi, derisa skuadra e tij ka treguar se mund të mposht ekipet e Superligës, por duhet punuar shumë më shumë.

“Ka qenë një gabim i papritur në ndërtim të akcionit që na ka kushtuar me humbje loje. Jam i zhgënjyer pasi që nuk është se e merituam të humbisnim sot. Duhet punuar më shumë, por kemi treguar sot se mund t’i mposhtim skuadrat në Superligë,” ka thënë ndër të tjera trajneri Shala.

Fushë Kosova ka zhvilluar dy ndeshje në tri xhirot e para pasi që ndeshja e xhiros së parë me Gjilanin ishte shtyer për një datë të pacaktuar. Dy ndeshjet e luajtura, Pampurët i kanë humbur dhe janë të fundit në renditje tabelare.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga