ARTIKULL

FIBA shënon historinë e Kosovës
8 July, 2015 @8:50
Faqja zyrtare e FIBA-së për Europë, fibaeurope.com, ka shkruar artikull për fitoren e parë dhe historike të Kosovës U-16, ku rëndësia e fitores së Kosovës është vendosur si titull, krahas ndeshjeve tjera.
Kosova U-16 këto ditë po qëndron në Europianin e grupomshave nën 16 vjet dhe ka shënuar dy fitore nga dy ndeshje në Grupin B të Divizionit C.
Sot, Kosova ndeshet me Uellsin, derisa ka siguruar kualifikimin më tutje.