Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Streetball Kosova 2015 - GJILAN

Air Force 1 fiton në Gjilan dhe siguron Superfinalen

Foto: Streetball Kosova

Air Force 1 fiton në Gjilan dhe siguron Superfinalen


Teksti dhe fotografitë: Streetball Kosova

7 July, 2015 @0:49

“Air Force 1” është ekipi i katërt që siguron plasmanin për në Superfinalen e 18 korrikut në kategorinë e Profesionistëve.

Kjo skuadër , në përbërje të Albatrit Berishës, Altin Sahitit e Andi Shehut doli fitues në turneut e Gjilanit, pasi në finale mposhti skuadrën “Knock Out” me rezultat 19:17.

Biletën për në super finale, “Air Force 1” e kërkoi edhe ditë më parë edhe nëpërmjet turneut të Prishtinës, por aty u mposht në finale nga ekipi Nato.

Ndërkohë në kategorinë e Amatorëve, triumfoi skuadra “Thug Life” që mposhti në finale ekipin “Hej Gjilani” me rezultat 20:18.

Në turneun e Gjilanit ishin më shumë se 10 ekipe pjesëmarrëse. Të ndara në dy kategori gjithsej ishin 11-të skuadra.

Tetë apo maksimumi i mundshëm i skuadrave ishte në kategorinë e Amatorëve, kurse 3 skuadra të tjera garauan në kategorinë e Profesionistëve.

 

“AIR FORCE 1” DHE “THUG LIFE” NDEZËN NË GJILAN

Të dy skuadrat fituese, biletën për në Superfinale e kishin kërkuar edhe në turnetë e tjerë të këtij edicioni të “Streetball Kosova 2015”.

“Air Force 1” dhe “Thug Life” në Prishtinë, por që të dyja kishin humbur atë mundësi në çastet e fundit.

Sa i përket kategorisë së Profesionistëve, 3 ekipet pjesëmarrëse në Gjilan, garat i nisën në një grup, ku u përballën secila me secilën.

Pas 3 dueleve mjaft dramatike, lider i grupit doli “Air Force 1” me dy fitore, 1 më shumë se “Knock Out”, kurse ekipi “06”, edhe përkundër angazhimit mjaft të madh përfundoi në fund të grupit pa fitore.

Kështu tutje, direkt në finale, vazhduan “Air Force 1” dhe “Knock Out”.

Ndërsa në kategorinë e Amatorëve, gara ishte shumë më e zjarrtë, kjo për faktin edhe të numrit më të madh të ekipeve, maksimum, gjithsej tetë.

Fuqishëm këtë raund e kaluan “Hej Gjilani” që dominoi Grupin A me tri fitore nga po aq takime, dhe “Thug Life” që mbizotroi në Grupin B, me 3 fitore poashtu.

Ndërsa këtyre ekipeve tutje ju bashkuan “New Kids” dhe “Pika 5A”, që u radhitën në pozitat e dyta, me nga 2 fitore e 1 disfatë.

SHTATLARTËSIA , ÇELËSI I SUKSESIT PËR “AIR FORCE” DHE “THUG LIFE”

Në fazat finale, sikurse temperatura në qytetin e Gjilanit, ashtu edhe temperatura në terren mes ekipeve, kapi nivele të larta.

Finalja e Profesionistëve, solli një përballje shumë interesante.

Burim Aliu, Kushtrim Bajraliu, Leutrim Bajrami e Amir Bunjaku i matën forcat me Altin Sahitin, Andi Shehun e Albatrit Berishën.

Fillimi i takimit ishte i tensionuar dhe në 5 minutat e parë mezi u shënuan 10 pikë nga dy ekipet, kjo e ndikuar nga vëmendja e madhe ne mbrojtje dhe agresiviteti që treguan lojtarët në terren, që si rrjedhojë pati edhe shumë gabime personale.  

Por me të parë se depërtimet po janë të vështira, filloi lufta e dysheve, në të cilën më efikas dolën lojtarët e “Air Force One”, të cilët patën një seri të shpejtë duke u shkëputur deri në 5 pikë dallim, ndërsa krejt takimin final e fituan me 19:17.

Kështu “Air Force 1”, i bashkohet ekipeve “Che Bar”, “The Answer” , “NATO” dhe “Vision Group”, ekipe këto që kanë siguruar biletën për të luajtur në Superfinalen në Prizren më 18 korrik.

Në anën tjetër, te Amatorët fillimisht u zhvilluan dy duelet gjysmëfinale.

“Hej Gjilani”, në përbërje të Ardian Azizit, Qendrim Hajdarit, Flrorent Rexhepit e Genc Sahitit, marrshoi sigurt tutje duke fituar ndaj Pika 5A, me rezultat 20:10.

Kurse “Thug Life”, mezi ia dolën ti mposhtin të rinjët e skuadrës “New Kids”.

“Thug Life” fituan” me rezultat 17:16, dhe kjo fal shtatgjatësisë, e cila doli të jetë arma e tyre kryesore edhe në fazën tjetër. Ndaj “Hej Gjilanit”, “Thug Life” fitoi në finale me rezultat 20:18.

Manuell Lleshi, Satmir Mazllami, Arian Paçarizi e Butrint Shala, këtë sukses e siguruan duke menaxhuar më mirë haprsirën brenda trapezit, ku edhe ishin në avantazh duke qenë më shtatëgjatë se kundërshtarët e tyre të ekipit “Hej Gjilani.

MIRLINDA DAKU – STREETBOLLISTJA E PARË NË KËTË EDICION

Ndalesa e Gjilanit e plotsoj “Limak Streetballin” e sivjetëm edhe më shumë.

Kjo pasi në kuadër të skuadrave pjesëmarrëse, ishte edhe një “streetbolliste”.

Mirlinda Daku u bë streetbollistja e parë në këtë edicion të “Streetball Kosova”.

Ajo morri pjesë me ekipin “One and Done” në kategorinë e amatorëve, skaudër kjo që në fakt u eliminua që në fazën e parë të garave, pasi nga tri takime siguroi vetëm 1 fitore.


VETERANI

Jo parave, po Spursit

NBA/Transfere

Jo parave, po Spursit

07/07/15 @ 00:11

BIBL

Shtriks viziton Prizrenin, Bashkimi me një këmbë në BIBL

Balkan League

Shtriks viziton Prizrenin, Bashkimi me një këmbë në BIBL

06/07/15 @ 16:36

KOSOVA U-16

Fitore e madhe

FBK Superliga/International

Fitore e madhe

06/07/15 @ 15:53

EKIPE SHQIPTARE

Shtriks edhe në Shqipëri

Balkan League

Shtriks edhe në Shqipëri

06/07/15 @ 10:49

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga