KOSOVA U-16

Foto: FBK
Fitore e madhe
6 July, 2015 @15:53
Kosova ka nisur aventurën e Europianit U-16 me fitore të madhe, si në aspektin historik, ashtu edhe në atë të rezultatit.
Djelmoshat e drejtuar nga Chris Dial kanë arritur që të mposhtin kundërshtarin e parë në Grupin B, Gjibraltarin, me rezultat mahnitës, 84-27.
Atik Koshi ka shënuar 16 pikë, duke qenë më efikasi në takim, derisa pas tij me pikë të shnënuara u dalluan edhe Etnik Peci me 14 e Ylldrit Sahiti me 10 sosh.
Më e mira, është se Dial ka përdorur të gjithë lojtarët në dispozicion, derisa të rinjtë e Kosovës thuajse të gjithë kanë shënuar së paku një pikë në ndeshje.
Me këtë fitore Kosova merr primatin në Grupin B, pasi që në ndeshjen tjetër Uellsi mposhti Monakon 56-52.
Nesër, Kosova takohet me Monakon në ora 14:30. Monako është mposhtur në ndeshjen e zhvilluar sot ndaj Uellsit.
Tabela e Grupit B:
1 | Kosova | 2 pikë | 1 ndeshje | |
2 | Uellsi | 2 pikë | 1 ndeshje | |
3 | Monako | 0 pikë | 1 ndeshje | |
4 | Gjibraltari | 0 pikë | 1 ndeshje |