EKIPE SHQIPTARE
BOROZANI/ D.S.
Shtriks edhe në Shqipëri
6 July, 2015 @10:49
Drejtori i Balkan Leage, Shay Shtriks, që sot do të qëndrojë në Prizren për të inspektuar Bashkimin dhe infrastrukturën përreth ekipit, pritet të udhëtojë edhe në Shqipëri, në ditët në vijim.
Njoftimin e ka dhënë vetë faqja e BIBL, duke bërë të ditur se Shtriks pas qëndrimit në Kosovë do të merr rrugë për Shqipëri ku do të takohet me kreun e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, për të shikuar mundësinë e kyqjes së Vllaznisë së Shkodrës në stinorin e radhës në BIBL, si dhe mundësinë për një ekip të dytë shqiptar aty.
FSHB është pranuar stinorin e shkuar në BIBL, ku ka pasur një ekip pjesëmarrës, kampionin, Vllazninë e Shkodrës.